Shumë klientë vijnë tek ne me problemin e njejtë: ”Ne nuk e kemi freskuar sajtin tonë qe disa muaj (ose edhe vite), sepse nuk e kemi asnjerin që të din si ta bëj këtë punë, dhe djemtë qe na kanë ndertuar nuk janë më në biznes.”
Një sistem i menaxhimit te përmbajtjes (angl. Content Management System) mund ta ndryshoj ketë duke i lejuar secilit nga personeli juaj qe të editoj permbajtjet e faqeve, të krijon faqe të reja dhe të kontrolloj autorizimet për klientët tuaj dhe rolet e tyre, pa ndonjë njohuri në gjuhët programuese.