| |
 |
Sikur ndërtimi I një shtëpie,këto janë disa faza te veçuara që ne do të kalojmë mbi to që të ndertojmë shtëpinë tuaj të re në internet.
Ne konvertojmë idetë tuaja në website.
 |
Dizajni-Projekti Arkitektural
Hapi I parë është të dizajnojmë shtepinë tuaj.
Ne do të takohemi me ju për të përcaktuar nevojat,pastaj për t'u kthyer pas pak kohe me ca dizajne individuale dhe alternativa per sajtin tuaj.Ne do të punojmë së bashku me ju për të zgjedhur dizajnin final prej këtyre alternativave dhe pastaj ne përgatitemi për projektin final. Pas perfundimit të konsultimit me ju Dri-At Studio do të pergatis një kontratë standarde me përshkrimin e hollësishëm e të detajizuar. |
 |
Zhvillimi-Kontruktimi
Me projektin final në duar,ne do të zhvillojmë kodin kompjuterik për websajtin tuaj.
Ne shkruajmë me kualitet dhe me kompilues standard të kodeve.Sikur një teknik elektrik ose hidraulik që kryen punët e ndërtimit në shtepinë tuaj edhe në krijojmë disa “kode të ndërtimit” për web poashtu.
Disa zhvillues ndërtojnë kode të shpejta dhe të pahijshme që të bejnë punën e tyre sa më shpejt që është e mundur.Ne nuk veprojmë ashtu.Ne zhvillojmë kodin tonë në pajtim me standardet botërore të web.Kjo nënkupton që kodi do të jetë i lehtë në shfrytezim dhe poashtu do të vazhdoj të funksionoj siç duhet përderisa teknologjia e internetit zhvillohet vazhdimisht.
|
 |
Pozicionimi-Dita e levizjes
Kodi është perfunduar dhe është koha për të levizur në shtepinë e re në web.
Ne do t’ju ndihmojmë juve të zgjedhni një adresë për sajtin tuaj(emri i domain,psh www.BiznesiIm.com) dhe do të kujdesemi për të gjitha detajet e regjistrimit.Pra ne e regjistrojmë domainin në emrin tuaj(pra ju e keni në pronë atë,jo ne)dhe ne do të aranzhojmë hapesirën në internet (që titullohet webhosting)
Ne do të transferojmë kodin e krijuar më parë në internet,do t'i organizojmë llogaritë e e-mail dhe do t'ju tregojmë se si punohet me to.
|
|

|
Mirëmbajtja-Riparimi I shtepisë dhe permirësimi
Pas levizjes tuaj në shtepinë e re,ju filloni të mendoni rreth projekteve te përmiresimit dhe renovimit.
Përderisa biznesi ose organizata juaj ndryshon,ju dëshironi qe të bëni ndryshime në websajtin tuaj poashtu.Ndoshta ju jeni duke kaluar nëpërmjet një muaji tepër special,nëper një kampanjë tepër të rëndësishme ose keni disa lajme që dëshironi ti vendosni per vizitorët tuaj,ne do t'ju përcjellim në çdo hap tuajin dhe do të jemi aleati juaj kryesor në ngritjën tuaj. |
|
|
|
|