|
E themeluar në vitin 2004 Dri-At Studio është një kompani multimediale që në aktivitetin e saj përfshihen shërbimet siç janë Web dhe Grafik Dizajn,Shërbime Zhvillimi,Marketing Online etj. Iniciativa e krijimit të kësaj kompanie është marrë nga Atdhe&Dritero Kollqaku, nga të cilët edhe rrjedh emri i kompanisë, më pastaj duke parë nevojën e përfeksionimit të mëtutjeshëm të shërbimeve tona, kemi inkuadruar në ekip edhe disa profesionistë të tjerë.
Me zgjërimin e ekipit tonë automatikisht është bërë edhe zgjërimi i shërbimeve tona, ku përveç web dizajnit kemi arritur të ofrojmë edhe dyfishim e shërbimeve paraprake si dhe duke i përfeksionuar shërbimet që kanë qenë.
Dri-At Studio ka ndihmuar qindra kompani që të rrisin dhe të përforcojnë prezencen e tyre në internet.Ekipi ynë me aftësi të larta që në stafin e tij perfshinë web dizajnerë,dizajnerë kreativë dhe ekspertë te makinave kërkuese,te cilët punojnë të gjithë së bashku që të krijojnë efekt të vrullshëm vizuel që do të bej të dukshme kompaninë tuaj kudo qoftë , tek klientet tuaj.Ne do të rrisim potencialin tuaj dhe do të arrijmë një rikthim impresiv të investimit tuaj.
Garancia jonë për ju është aja që kur bëni biznes me Dri-At Studio,ju do të shihni çdo cent që keni shpenzuar për të finalizuar produktin tuaj.Ne sdo t’ju joshim me fjalë dhe oratori të tepruar,ne sdo të provojmë që t'ju shesim gjëra ekstra nëse ju skeni nevojë për ato.
Çfarë do te bejmë ne është që të krijojmë një sajt që duket për mrekulli,I lehtë për tu mirëmbajtur,që hapet shpejt,kreativ dhe I sigurt.
Me eksperiencën tonë të arritur deri më tani mburremi dhe ju ftojmë edhe juve të bëheni pjesë e suksesit, pjesë e botës digjitale të internetit e sidomos tash në shekullin XXI ku as nuk mund të paramendohet një kompani serioze pa hapësiren e saj promovuese në internet.
Ky ishte në pika te shkurtëra aktiviteti ynë i deritanishëm dhe ngritja jonë e dëshmuar.Ju ftojmë që të shikoni shërbimet dhe punët e kryera gjërë më tani. |